Rreze Dielli 17 Maj 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Rizoto me karkaleca dhe kungull

2019-05-29 1

Rizoto me karkaleca dhe kungull

Përbërësit:

300 gr oriz

250 gr karkaleca

300 kungull të njomë

1 qepë të vogël

½ gotë verë të bardhë

½ tuf majdanoz

2 lgj vaj ulliri

kripë+ piper të zi

2-3 lgj parmixhan i grirë

Përgatitja:

Grijmë qepën shumë imët . Pastrojmë kungujt, heqim skajet dhe i presim ato në kuba të vegjël. Vendosim vajin në tigan, dhe kaurdisim qepën për 3 minuta duke shtuar kungujt në kubikë dhe i kaurdisim dhe ato për 5 minuta. Vendosim një tenxhere me ujë rreth 1.2 litër ujë si dhe kokat e bishtat e karkalecave. Mund të shtojmë dhe 1 lugë perime të thata për të përgatitur lëngun për rizoto

Pasi të kemi kaurdisur kungujt për 5 minuta, shtojmë orizin dhe i kaurdisim së bashku me kungujt për 4 minuta. E shuajmëme verë të bardhë dhe e lëmë deri sa të avullojë alkoli . Shtojmë 2-3 garuzhde me brodo duke e kulluar atë me një sitë. E trazojmë duke ulur temperaturën dhe vendosim tenxheres kapakun dhe lëmë rizoton të ziejë. Në momentin që rizoto përthith brodonë, shtojmë përsëri lëng dhe kështu vazhdojmë për 14 minuta deri sa sëhtë minutazhi i zierjes së rizotos në etiketë (14-20 minuta). Shtojmë karkalecat për 4-5 minuta. Para se të largojmë, shtojmë majdanozin, parmixhanin e grirë dhe e përziejmë për 1-2 minuta dhe e shërbejmë.

Shënim: Për ti dhënë një shije dhe aromë më të theksuar rizotos 3-4 karkaleca i kalojmë në grirje me qëllim që lëngu i rizotos të marrë një shije më të theksuar.