stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Emisioni ?Stop? në Tv Klan ka marrë denoncime se dy punonjës të Bashkisë së Kolonjës, krahas punës ndjekin njëkohësisht me kohë të plotë edhe studimet Master në Tiranë. Rasti konkret është për Igli Radomin, drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Kolonjë dhe për Anjeza Koninin, specialiste në Bashkinë e Kolonjës në sektorin për mbrojtjen e fëmijëve. Dy punonjësit ndjekin studimet Master në Tiranë, njëri në Universitetin Polis dhe tjetrin në Universitetin Europian të Tiranës.
Emisioni ?Stop? u interesua pranë këtyre dy Universiteteve dhe të dyja institucionet arsimore konfirmuan me shkresë zyrtare se dy nëpunësit e Bashkisë së Kolonjës janë studentë të tyre. Igli Radomi dhe Anjeza Konini ndjekin studimet tre herë në javë. Për të shkuar nga Kolonja në Tiranë duhet të paktën 4 orë udhëtim. Pyetja është si ndjekin studimet dhe punojnë njëkohësisht?
Gazetarja e emisionit ?Stop? udhëtoi për 4 orë drejt Kolonjës. Aty u interesua pranë Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve dhe i thanë se drejtori i ujësjellësit është në takim me kryetarin e Bashkisë, ndërkohë që ky i fundit ishte në Elbasan!
Punonjësi: S?jam sot, jam në një takim me kryetarin e bashkisë thotë, nesër!
Bashkia Kolonjë
Gazetarja: Ku është kryetari?
Punonjësi: Kryetari në Elbasan.
Më pas gazetarja u interesua pranë Bashkisë së Kolonjës, aty ku punon specialistja Anjeza Konini. Për Anjezën thanë se është në trajnim 3 ditor.
Gazetarja: Anjeza Konini?
Punonjësja: Anjeza është në trajnim, në Tiranë 3 ditor.
Gaetarja: 3-ditor, të mërkurë, të enjte, të premte?
Punonjësja: Po!
Kurse nënkryetari i Bashkisë së Kolonjës, Jorgji Qiriazi tha për mikrofonin e emisionit ?Stop? se nuk ka dijeni që këta dy punonjës ndjekin studimet Master. Ai pranoi se drejtori Igli Radomi dhe specialistja Anjeza Konini kanë marrë leje, por sipas tij u janë dhënë për arsye familjare apo probleme shëndetësore.
Nënkryetari i Bashkisë Kolonjë, Jorgji Qiriazi: Është e vërtetë që dy punonjësit që përmendët janë punonjës të Bashkisë së Kolonjës . Njëri është në rolin e administratorit të Sh.a Ujësjellës Kanalizimeve Kolonjë. Punonjësja tjetër Anjeza Konini është punonjësja jonë në seksionin e ndihmës ekonomike në sektorin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Për këtë që ju thoni, nëse këta vijojnë një Master profesional a shkencor me kohë të plotë, unë personalisht nuk di gjë. Në dijeninë time dhe në diskutimet që kemi bërë nuk kam dijeni nëse këta vazhdojnë apo jo një Master. Në cilësinë e nënkryetarit po dhe në bashkëpunim me kryetarin unë di që këta punonjës vijojnë punën rregullisht. Për arsye personale, familjare, shëndetësore, përveç lejes së zakonshme ka qëlluar që ne mund të kemi dhënë edhe leje provizore, jo për Master ose ndonjë punë tjetër personale, por thjesht për probleme familjare, shëndetësore. Ajo që unë di të them është që nuk kemi dijeni nëse këta nd...