1-5 vjet burg kush demton zonat e mbrojtura

2019-05-29 0

1 deri në 5 vjet burg për cilindo që dëmton zonat e mbrojtura. Me ndryshimet në Kodin Penal janë ashpërsuar masat ndaj shkelësve të ligjit.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, tregoi se si do të përshkallëzohen dënimet ne varësi të veprës së kryer.

Ndërkohë çdo zonë e mbrojtur do të pajiset me pasaportën e saj ku do të detajohet gjithçka ajo ofron.

18% e sipërfaqes së vendit bëri të ditur ministri Klosi është nën kontrollin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Vetëm në tre muajt e parë të vitit u vizituan nga 140 mijë persona, nder to 48 mijë ishin turistë të huaj.

Tv Klan

Free Traffic Exchange