Stop - Divorce “alla shqiptare”, nenat nuk takojne dot femijet e tyre! (16 maj 2019)

2019-05-29 3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Xhevahire Mehmeti nga Peqini tregon se ka qenë e martuar prej 11 vitesh, martesë nga e cila erdhën në jetë 3 vajza. Xhevahirja u divorcua nga i shoqi dhe gjykata ia njohu kujdestarinë bashkëshortit. Prej shumë kohësh, ajo nuk i sheh vajzat, për shkak se gjykata nuk zbardh vendimin.

?Unë Xhevahire Mehmeti. Prej 11 vitesh e martuar, kam sjellë në jetë 3 vajza. Marrëdhënia jonë nuk shkoi shumë mirë, arritëm drejt divorcit. Gjykata në të dyja rastet ia dha babait për rritje e edukim. Si nënë, më lind e drejta t?i takoj 1 herë në javë, edhe çdo festë, ditëlindje në muajt i kam për to. Por një muaj e gjysmë që ka marrë formë të prerë, unë nuk i takoj fëmijët e mi, sepse nuk më japin vendimin e Shkallës së Apelit?.

Zonja Mehmeti nuk e di arsyen se përse nuk i jepet vendimi. Ajo thotë se vendimin duhet t?ia çojë përmbaruesit siç janë rregullat dhe siç ka vendosur gjykata dhe të takojë fëmijët e saj.

Ajo thotë se fëmijët nuk i takon prej 2 vitesh dhe se i ka marrë malli për to.

Gazetarja e ?Stop? i drejtohet Gjykatës së Apelit të Durrësit dhe arrin të sigurojë zbardhjen e vendimit.

Një tjetër qytetare nga Roskoveci i është drejtuar emisionit ?Stop?, pasi ka 3 muaj që nuk sheh fëmijët. Vendimi i gjykatës pas divorcit shprehet se vajza do të jetojë me nënën, e djali me babain. Por Zyra përmbarimore Fier nuk ekzekuton vendimin e gjykatës e për pasojë nëna nuk sheh fëmijët e saj.

?Jam nënë e dy fëmijëve, jam e divorcuar prej 3 muajsh. Kërkoj takimin e fëmijëve pasi gjykata ka vendosur që djali t?i shkojë babait dhe vajza nënës. Kam 3 muaj që nuk i takoj. Vajzën e kisha në shkollë dhe babai erdhi dhe e mori fëmijën me forcë. Me vendimin e gjykatës jam drejtuar në Zyrën e Përmbarimit. Përmbaruesi më thotë që nuk mundemi të veprojmë me forcë ndaj fëmijës. Unë dua takimin e fëmijës, dua praninë e fëmijës, nuk po gjej zgjidhje?.

Gazetarja e Stop iu drejtua Zyrës së Përmbarimit.

Përmbaruesi: Është regjistruar dosja më 22.1.2019. Objekti është bërë ?për marrje të kujdestarisë së vajzës?, sepse të dy fëmijët i ka ai.

Përmbaruesi: Zyra e Përmbarimit ka lënë datë pasnesër prapë. Urdhëro! Të vini dhe ju dhe të shikoni situatën!

Gazetarja e Stop udhëtoi drejt fshatit Velmisht në Roskovec, në banesën e babait aty ku janë fëmijët. Bashkë me të shkoi edhe përmbaruesi, 2 punonjës socialë të Bashkisë Roskovec dhe komisariatit të Roskovecit, që të bënin ekzekutimin e vendimit të gjykatës, por kjo nuk qe e mundur. Punonjësit socialë të Bashkisë së Roskovecit thonë se fëmija është i rënduar emocionalisht dhe i takon mamasë të pajtojë psikolog, për të bërë të mundur ndryshimin e situatës.

Përmbaruesi: Sot kërkojmë të bëhet ekzekutimi i vendimit të gjykatës. Nga konstatimet më parë, është bërë, që fëmija është në gjendje jo të mirë shëndetësore, prandaj kemi asistencën e dy psikologëve (2 punonjës socialë nga Bashkia Roskovec).

Përmbarue...

Free Traffic Exchange