Vettingu, rrëzohet dekreti i Metës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mazhoranca ka rrëzuar presidentin e republikes Ilir Meta i cili refuzoi të dekretojë ndryshimet në ligjin e vettingut në polici. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbrojti ndryshimet të cilat nuk janë kritikuar vetëm nga kreu i shtetit dhe opozita, por edhe nga ish-ministri i brendshem Fatmir Xhafaj, i cili ishte inisiatori i vettingut në forcat e policisë së shtetit.Në fjalën e tij ministri Lleshaj është shprehur se kushdo që është në favor të vettingut duhet te jetë në favor të ndryshmit te ligjit se ndryshe eshte i pazbatueshem.Nderkaq kryetarja e grupit parlamentar Demokrat Rudina Hajdari ka ruajtur te njëjtin pozicion si kritike e kryeministrit Rama dhe liderit te opozites Basha, dhe ne kete séance ka perseritur akuzat per nje marreveshje mes dy politikaneve.Gjate séances plenare u betuan 12 deputete, 4 te partise socialiste qe plotesuan vakancat e krijuara pas shpalljes se kandidaturave per zgjehdjet lokale te 30 qershorit, 4 deputete qe kane dale nga lista e PD dhe 3 nga lista e LSI. Deri me tani LSI numeron 17 deputete ne kuvend e duhet vetem nje kandidat qe te pranoje mandatin e lista e LSI mbyllet.