http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioneri i BE për zgjerimin, Johannes Hahn ka kritikuar opozitën se po pengon procesin e integrimit të vendit duke ofruar një imazh aspak pozitiv përmes krizës politike që ka shkaktuar. Në një intervistë për median gjermane, DW, Hahn fton palët që të reflektojnë dhe të angazhohen për ti dhënë fund përplasjeve.?Natyrisht, imazhi që lë një vend ka ndikim shumë të madh tek vendimmarrësit në Bashkimin Europian. Këta janë përfaqësuesit e popullit dhe qytetari i thjeshtë që shikon pamjet e transmetuara në televizion e ka të vështirë ta kuptojë kur dëgjon se ky vend na qenka gati për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. Pra, edhe një herë apeli im për përgjegjësit është që të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe se dihet që një pamje flet më shumë se njëmijë fjalë.?I pyetur nëse vendimi lidhur me negociatat për Shqipërinë do të penalizonte edhe Maqedoninë e veriut, Hahn e ka përjashtuar kategorikisht këtë mundësi. Hahn është shprehur optimist se raporti i komisionit ne fund te majit do te jete pozitiv për te dyja vendet.?Synimi im është që të dy këto vende të trajtohen njëherazi, sepse edhe raportet do të vendosen njëherazi. Por unë nuk mund ta parashikoj se si do të vendosin vendet anëtare. Fakt është se Maqedonia e Veriut ka kontribuar shumë dhe konkretisht, duke krijuar kushtet që të jetë i vetmi vend në rajon, që nuk ka asnjë konflikt me fqinjët. Negociatat e zgjerimit janë një proces që bazohen në meritat dhe arritjet e secilit vend. Do të ishte e padrejtë, nëse një vend do të priste, sepse një vend tjetër nuk arrin rezultate.?Sa i takon deklaratave nga parlamentarë të grupit CDU/CSU-së për shtyrjen e vendimit deri në shtator, Hahn ka premtuar se do të përpiqet deri në fund që celja e negociatave të vendoset në rend të ditës të Këshillit të BE-së që në qershor të këtij viti.