RTV Ora - Deti kthen mbeturinat, mbetjet urbane “mbulojnë” bregdetin e Shëngjinit

2019-05-29 1

#rtvora

Adriatiku ka kthyer në brigjet e Shëngjinit mbetjet urbane të depozituara në det nga lumi Drin. Qelq e plastikë kanë mbuluar plazhin, një fenomen që ndodh çdo herë pas reshjeve të shiut.

Kjo është situata në bregdetin e Shëngjinit pas reshjeve të fundit të shiut.

Brezi i rërës është mbuluar nga mbeturina të shumta të sjella nga dallget e detit.

Mbizotëron qelqi dhe plastika.

Kjo situatë të shoqëron në të gjithë gjatësinë e bregdetit nga Kune Vaini deri në Ranën e hedhur.

Problematika përsëritet sa herë që ka reshje shiu, ndërsa burim i ndotjes janë mbeturinat që sjell lumi Drin.

Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, thotë se do të ndëhyhet për pastrimin e vijës bregdetare dhe gjithçka do të jetë gati deri në fundin e muajit maj.

Moti i paqëndrueshëm me temperatura të ulëta nuk ka qenë aspak favorizues për turizimin në Shëngjin gjatë kësaj periudhe, duke dhënë ndikim mjaft negativ për biznesin.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/deti-kthen-mbeturinat-mbetjet-urbane-mbulojne-bregdetin-e-shengjinit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz