http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Protestat e dhunshme në Shqipëri dhe jehona e tyre në mediat ndërkombëtare, ka prekur veçanërisht industrinë e turizmit.Operatoret e këtij sektori shprehen se shumë vizitorë të huaj kanë anuluar rezervimet, ose i kanë shtyrë pasi ndihen të pasigurt pas zhvillimeve te fundit.Turistët nga vendet nordike, si dhe italianet dhe izraelitet janë ata që kanë bere me se shumti anulimin e vizitave. Por, veç pasigurisë që përcjellin aktet e dhunës, ata kane shprehur shqetësim edhe nga përhapja e fruthit.Operatoret shprehen të zhgënjyer dhe kërkojnë që kjo situatë të përmirësohet pasi demet ne ketë sektor mund të jene të mëdha.Një ditë me pare, ishte presidenti Meta ai që ngriti alarmin për efektet negative të krizës politike. Kreu i shtetit beri apel që palët të reflektojnë urgjentisht për të mos e renduar situatën.