RTV Ora - Pezullimi i tenderave të bashkive, Voltana Ademi: Rama vendim antikushtetues

2019-05-29 0

#rtvora

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e ka cilësuar të paligjshëm dhe antikushtues vendimin e Këshillit të Ministrave që ndalon bashkitë të shpallin çfarëdo procedurë prokurimi duke filluar nga 1 qershori deri në datën e zgjedhjeve.

Duke folur për gazetarët, Ademi tha se ky do të ishte një rast i mirë për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese por në mungesë të saj ajo apeloi kryeministrin dhe qeverinë ta tërheqin mbrapsht vendimin.

Voltana Ademi: Vendimi i Këshillit të Ministrave së pari është i jashtëligjshëm. Së dyti, vjen pa paralajmëruar. Vetëm në një emergjencë civile apo emergjencë të llojit ekonomik apo problematike që mund të ketë shteti me financat mund të jetë një vendim i tillë. Kam reaguar. Është vendim antikushtetues, në kundërshtim me ligjin funksional të qeverisjes vendore, në kundërshtim me ligjin për financat vendore, në kundështim me ligjin për buxhetin e shtetit, është në kundërshtim me kartën europiane për autonomi vendore.

Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese fatkeqësisht, do të ishte rasti më unik dhe më i mirë për të argumentuar se nesër asnjë qeveri nuk duhet të guxojë të mos zbatojë ligjin. Do të duhet të shkoja pranë Gjykatës Kushtetuese si i vetmi organ për ta ankimuar këtë vendim të Këshillit të Ministrave. Nuk e kam këtë mundësi sepse ky institucion mungon. Atëherë vendosa ta bëja këtë fakt publik dhe vura në dijeni të gjitha kancelaritë dhe institucionet europiane. Pas 24 orëve Këshilli i Ministrave e ndryshoi vendimin duke ndryshuar vetëm dy gjëra, që nuk e bëjnë më pak të jashtëligjshëm edhe vendimin e ri. Ata ndryshuan afatin, në vend që të ishte menjëherë, e hëna e kësaj jave ku do të bllokoheshin të gjitha bashkitë e gjithë Shqipërisë. Nuk është çështja e kryetarit të bashkisë por zhvillimit të qyteteve dhe shërbimeve për qytetet.Do të bllokohej Vlora, Elbasani, Durrësi, Tirana, Shkodra, Berati, Fieri. Nga komunikimi që kam pasur me gjithë kryetarët e bashkive, ka pasur një reagim. Është e rëndë, bllokohemi të gjithë në punën e përditshme, për shërbimet që janë themelore dhe kjo do të na e vështirësonte jetën. Tani vendimi hyn në fuqi me 1 qershor. Përsëri jemi në kushtet e antikushtetutshmërisë.I kam kërkuar kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave që ky vendim nuk duhet të ekzistojë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bllokimi-i-tenderave-bashkite-ademi-antikushtetues-rast-i-mire-kushtetuesen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange