Tensione në seancën për “Lagjen e Trimave”, kërkohet hetim ndërkombëtar

2019-05-29 0

Grupi i Kumanovës i dënuar me qindra vjet burg për luftimet në lagjen e trimave kërkon hetim ndërkombëtar të rastit. Në seancën e sotme të Apelit ku ka nisur shqyrtimi i ankesës së gjykatës së shkallës së parë, të dënuarit polemizuan me trupin gjykues duke mos e njohur për shkak të siç thanë refuzimit për të sjellë në sallë shumë dëshmitar-politikanë të përfshirë në rastin e Kumanovës. Edhe pala mbrojtëse ka kërkuar hetim ndërkombëtar ndërsa hodhën poshtë akuzën për terrorizëm.