RTV Ora - Lefter Maliqi: Më 30 qershor policia e shtetit do jetë në një tjetër përballje

2019-05-29 1

#rtvora

Në sallën e kuvendit, deputeti demokrat Lefter Maliqi deklaroi se më 30 qershor qeveria do të vendosë policinë e shtetit në një tjetër përballje.

"Më 30 qershor policët e shtetit do të përballen. Më vjen keq që ne ironizojmë opozitën jashtë. Opozita jashtë nuk është Luli janë 800 mijë që kanë votuar si koalicion opozitar, në zgjedhjet - e blera apo të pablera sipas akuzës, sespe këtu në Shqipëri prej 30 vitesh blihen e shiten votat prandaj është ky sistem i korruptuar politik që është

Nuk është kollaj të bëhen zgjedhjet më 30 qershor. Pavarësisht se do ta çojnë deri në fund. Kanë lekë le ta çojnë. Edhe nga ata policët e shkretë nuk e përballojnë dot. Ju flas si ish kryetar i pushtetit vendor dhe ish drejtues policie në disa rrethe, si anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare.

Është e pamundur që në një qark ku ka 600 apo 500 policë dhe 500 QV. Dhe nuk ngelet as një apo dy grupe të gatshme. Ndërkohë strukturat e opozitës do ju thonë që në mëngjes, që do të jenë para QV. Grupe të gatshme nuk ke, me kë do i përplasësh ti? Në të njëjtën kohë do të ndodhin në disa QV dhe ti ke vetëm një grup të gatshëm, do të çoni ushtrinë?

Miq të nderuar ju ti gëzoni, por dhe po vajtët në zgjedhje, se në veri nuk i bëni, në jug jo, në Skrapar nuk i bëni, por edhe aty ku kryetar janë të PD-së dhe LSI-së nuk i bëni dot ose do të jenë të cunguara. 29 kryetarë bashkie i keni pa rivalë, të tjerëve u keni vënë ca kuklla, i keni vënë të kryetarëve tuaj dhe jo të strukturave. Vazhdoni me arrogancën tuaj por keq.."

Për më shumë lexoni në:


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz