Fustani i Jonida Maliqit, stilisti Ardi Asllani shpjegon elementet - Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Veç këngës dhe vokalit të Jonida Maliqit, nën vëmendjen e publikut ka qenë dhe fustani i këngëtares, si një element shumë i rëndësishëm dhe përmbushës i performances. Stilisti Ardi Asllani të cili i është besuar veshja rrëfen se fustani përmban element etnike, duke iu përafruar madje edhe elementeve me origjine ilire.?Në fakt duam s?duam është ndërtuar një veshje, në fillim fare u mendua një veshje qe të mos kishte lidhje te drejtpërdrejtë me këngën dhe me formën në të cilën kënga ishte ndërtuar, pasi u riaranxhua dhe menduam të shkonim kundër komplet me diçka tepër interesante kundër rrymës se këngës. Por duke pare përshtatjen qe kënga pati ne publik, jo vetem ne Shqipëri, por edhe ne publikun ndërkombëtar, me autoret e këngës vendosem qe kenga duhet te kete me patjetër elemente etnike.?Sipas stilistit blogeret e huaj e kanë konsideruar si vepër arti veshjen e këngëtares shqiptare. Këngëtarja shqiptare Jondia Maliqi do te ngjitet sot ne mbrëmje ne skenën e Evrovizionit dhe do te performoje e 14.