RTV Ora- Balla flet për bandë huliganësh: Zgjedhjet me 30 qershor dhe se luan topi!

2019-05-29 0

#rtvora

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi edhe njëherë vendosmërinë e mazhorancës për të mbajtur zgjedhjet vendore me 30 qershor.

Balla tha se çdo tentativë e opozitës për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë do të dështojë, teksa shtoi se në 29 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga Komisioni Europian për rekomandimin hapjes së negociatave me BE.

Balla: Zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor dhe nuk e luan as topi. Ky është një fakt i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm me askënd. Kushtetuta e Shqipërisë është dokument që nuk është llastik që mund ta tërheqësh ose jo. Kushtetuta është aty për tu respektuar dhe PS është në këtë sallë për ta respektuar. Nuk është PS si ato partitë që ju sollën ju këtu dhe tradhëtuan mandatin e shqiptarëve. Aq e sigurt është detyrimi që kemi ne për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor sikurse dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Ne nuk do ti japim kurrë mundësinë Lulzim Bashës dhe bandës së tij të huliganëve të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë. Beteja jonë është për demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Me 29 maj, sot një javë, në orën 12:30 të gjithë shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga KE për të rekomanduar përfundimisht fillimin e bisedimeve pa anëtarësim. Jo pa qëllim përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve me 25 maj. Zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë një agim i ri për gjithë Shqipërinë, për fat të mirë të shpëtojë edhe PD nga pengmarrja e Lulzim Bashës. Sa për pengmarrjen e LSI, nuk quhet pengmarrje se është trashëgimi brenda familjes. Arsyeja pse opozita ka zgjedhur këtë rrugë lidhet me frikën për reformën në drejtësi.

Duke komentuar protestat e opozitës, ai akuzoi si urdhërues të akteve të dhunës gjatë të shtunës së 11 majit ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Balla: Dhuna e të shtunës së kaluar urdhërohet politikisht dhe kriminalisht nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Përdorimi i bombave molotov kundër institucioneve dhe punonjësve të policisë është akt terrorist. Fakti se numri i protestuesve vjen në ulje nga protesta në protestë është ogur i mirë që pas 30 qershorit edhe PD të ketë mundësi të nisë një histori të re. Historia e vjetër e PD mbaron me 30 qershor. Nuk bën PS marrëveshje në kurriz të Kushtetutës. Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, kodi penal edhe me ndryshimet e fundit i garanton.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balla-flet-bande-huliganesh-zgjedhjet-me-30-qershor-dhe-se-luan-topi

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
...