Shqipëria është sot në zi kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, tha se Major Tanushi dha jetën e tij në një vend të huaj, për të mos lejuar që të humbisnin jetë të tjera.
"Për një periudhë të shkurtër kohe, flamuri ynë kombëtar mbështjell trupin e një tjetër dëshmori të Atdheut, Majorin Klodian Tanushi, kolegun dhe pasrendësin në përuljen kombëtare të nëntetares Zarfie Hasanaj. Rikthemi në një ceremoni funebre si kjo për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku, prindi të tre fëmijëve, djalë i dy prindërve dhe i një babai prej të cilit trashëgoi sensin e misionit në Forcat e Armatosura të Republikës dhe bashkëshort që ndahet krejt para kohe nga gruaja dhe familja e tij. Përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalë që të mbushin zbrazëtinë e këtij momenti për të gjithë ne, por dhe zbrazëtinë që do të mbetet në zemrën e fëmijëve, të gruas, prindërve dhe të afërmve të tij.
Sidoqoftë, shpresoj që prania jonë këtu së bashku me ju shumë të respektuar, prindër, dhe familjarë dhe shumë të dashur fëmijë të dëshmorit t?ju jap sadopak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme. Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpëtues dhe la jetën e tij për të mos lejuar që jetë të tjera të humbisnin. Në një libër të shenjtë, një vetëflijimi i tillë për të shpëtuar jetët që do të vinë, quhet vetëflijim për miqtë e panjohur. Ky është dhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe jetëshpëtuese të forcave tona të armatosura si pjesë e aleancës së madhe të popujve dhe vendeve të NATO-s. Është me e lehtë të japësh jetën për njerëzit e dashur nga çaste ekstreme, kur mësyn armikun sy më sy, dhe është më e lehtë të këmbesh gëzimin e jetës së tashme me ikjen në jetën e amshuar, për të lënë të jetojë një njeri i mirë, por në këtë jetë është më e vështire dhe besoj dhe sublime të pronash që jeta jote mund të ndalojë në çdo çast për të shpëtuar jetë të panjohurish.
Më duket e pakuptueshme pse një djalë, burrë, prind shqiptar duhet të kthehet pa jetë nga një tokë e panjohur, pikërisht për këtë sepse sot Shqipëria dhe shqiptarët dhe FA janë pjesë e këtij mision i cili na bart si një vlerë të pakrahasueshme dhe të patjetërsueshme Aleanca Euroatlantike. Jeta e Klodianit, Zarifes dhe qindra të tjerë që shërbejnë në misione paqeruajtës flet për gjakun që nuk bëhet ujë, për shembullin e krijuar ditë pas dite.
E pranishme në ceremoni, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi lart punën e Dëshmorit të ri të Atdheut, Major Klodian Tanushit, me premtimin se sakrifica e tij do të kujtohet gjithmonë me respekt kurse fëmijët e tij do të krenohen me veprën e të atit.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka: Ndarja nga jeta e Majorit Klodian Tanushi është aq e rëndë dhe e trishtueshme sa vështirë të gjesh fjalët e duhura. Edhe pse sot nderimi ynë për Klodin është pa kufij, e dimë që asgjë nuk mund t'i kthejë të ardhmen që u vra bashkë me të. Në këtë dhimbje...