http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria është sot në zi kombëtare në nderim të Dëshmorit të Atdheut, majorit, Klodian Tanushi, që humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni.Të gjitha institucionet shtetërore kanë ulur flamujt në gjysmë shtizë ndërsa homazhet në nderim të majorit kanë filluar në orën 10:00 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.Mes dhimbjesh e lotëtsh, ishin familjarët ata që u përulën para arkivolit të mbuluar me flamurin kuq e zi.Momenti më prekës gjatë homazheve ishte kalimi i bashkëshortes dhe I fëmijëve të majorit.Pas familjarëve, ishin ushtarakë të shumtë dhe personalitete të shumta nga radhët e politikës të cilët u përulën para trupit të majorit Klodian Tanushi.Presidenti Ilir Meta, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kreu I Kuvendit Gramoz Ruçi, nënkryetari I PD, Edmond Spaho e Edi Paloka si dhe shumë të tjerë u përulnë me nderim e respekte para majorit.Ndërkohë ministrja Xhaçka i kreu homazhet në orën 10:50.Homazhet do të mbyllen në orën 12:00 dhe më pas do të kryehet ceremonia e varrimit tek Varrezat e Dëshmorëve ku do të mbajë fjalën e mbylljes gjenerali Bardhyl Kollçaku, ministrja Xhaçka dhe kryeministri Rama.