Opozita proteston serish ne 25 Maj ne Tirane

2019-05-29 0

?Sot ne ndodhemi në një betejë për jetë a vdekje?.

Kështu e cilësoi aksionin opozitar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimeve me aleatët, kryesinë dhe ish-grupin parlamentar ku u vendos që në 25 Maj opozita të protestojë sërish në Tiranë me kërkesën e vetme, largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e qeverie tranzitore. Pyetjes nëse edhe kjo do të jetë një protestë e dhunshme, Basha iu përgjigj.

?Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve, motrat 3-vjeçare të të cilëve i ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se donte t?u grabiste shtëpitë, që t?u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësonte as banorët e ligjshëm?.

Kreu i demokratëve bëri akuza të rënda edhe për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale duke i konsideruar të lidhur me krimin.

?Kandidatë të zgjedhur nga banda e Abdylajve në Shijak, nga Ymer Lala në Dibër, ku ka caktuar edhe kandidatin e PS, edhe kandidatin e Bashkimeve Profesionale të PS. Ka dramë më të madhe se sa mediat t?i drejtohen vrasësve me pagesë, si Abedin Oruçi, vrasës me pagesë i Partisë Socialiste, sot kandidat i Bashkimeve Profesionale të Partisë Socialiste, si biznesmen? Vrasës si Ymer Lala, si biznesmen?!?.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se në 30 Qershor nuk mund të ketë zgjedhje ndërsa akuzoi kryeministrin se ka një plan për të marrë çdo pushtet në dorë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange