Report TV -Ishin bërë gati për konsum, bllokohen në kufi 762 kg majonezë, ketchup dhe xhel karameli

2019-05-29 2

Autoriteti Kombwtar i Ushqimit ka ndaluar nw pikwn kufitare tw Morinws 762 kg yndyrë gatimi e skaduar; majonezë, ketchup dhe xhel karameli. Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe kishte për destinacion Shqipërinë.

Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar këto mangësi.

1.Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.

2.Në certifikatën e cilësisësë ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë.

3.Produktet e ngarkeses (majonezë, Ketchup dhe xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës

4. Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar "preferohet të përdoret para datës 30.03.2016" nderkohe qe në ambalazh (kapaku i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.