Bujar Osmani: Nëse nuk çelen negociatat, dështimi i mbetet BE-së - Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Maqedonia e Veriut është e bindur se do të çele negociatat e anëtarësimit brenda vitit. Madje zëvendëskryeministri Bujar Osmani shprehet optimist se vendimi do te merret ne qershor.?90 përqind në qershor, 10 përqind do i lë alternativë për në korrik, nëse ndodhë më tutje vërtet do të jetë dështim i procesit të integrimit në përgjithësi dhe mendoj se do të dëmton rëndë dinamikën e zhvillimeve pozitive këtu, do i jep mesazh negativ rajonit, por do të dëmton edhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian.?Raporti i Komisionit Evropian si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut do të publikohet më 29 maj.Në date 20 qershor, Këshilli Evropian pritet te japë vendimin per hapjen ose jo te negociatave per dy vendet e Ballkanit. Por nëse nuk ka një përgjigje pozitive ne qershor, vendimi mund te merret nje muaj me pas.