Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi i ftuar në studion e ?Report TV? deklaroi se dita e zgjedhjeve është e panegociueshme, por mund të dialogohet lidhur me hapjen e afateve për kandidatët e partive opozitare jashtë sistemit, që nuk janë regjistruar deri tani PD-së dhe aleatët, ndërsa dënoi dhunën e opozitës në protestë. Afati i fundit për t'u regjistruar ishte dita e djeshme, por opozita e bashkuar bojkotoi, ndërsa deklaron se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve, por Rama u ka kujtuar Kodin Penal.
"Kryeministri Rama dhe mazhoranca ndodhet në pozita kushtetuese. Do zhvillojmë zgjedhje në datën e dekretuar dhe populli ftohet të votojë. Rama nuk po bën ndonjë gjë ndryshe, po zbaton ligjet dhe Kushtetutën e vendit, ndërkohë që pozicioni i opozitës është të shkelet Kushtetuta. Ne jemi për dialog dhe nuk e mohojmë.
Data e zgjedhjeve është e panegociueshme, pasi është në limitin e saj. Data nuk mund të shkelet, mund të dialogohet për gjëra të tjera, për hapjen e afateve për kandidatët e partive opozitare jashtë sistemit, por jo data e zgjedhjeve se nuk e shtyn dot më. Më 1 korrik kryebashkiakët aktualë nuk firmosin më, mbeten qytetarët pa shërbime.
Policia është pjesë e shtetit, jo e pushtetit, pavarësisht se varet nga qeveria dhe unë nuk di asnjë vend të botës që të protestohet kundër policisë. Policia garanton mbrojtjen e protestuesve, institucioneve dhe qytetarëve të thjeshtë. Të godasësh policinë me mjete shpërthyese e bomba molotov, nuk di se çfarë emri mund t?i vihet.
Çfarë politikani je që predikon që nëse nuk ikën ti, e çoj vendin në luftë civile. Kaq e papjekur je si opozitë. Aksioni i opozitës si në vitin 2017, ashtu edhe tani në 2019, bazohet mbi supozimin do i vidhen votat?.