Pa Gjurme- Rrëfim shokues: Ma rrëmbyen motrën para syve, tre të maskuar e tërhoqen zvarrë

2019-05-29 4

Pjesa e pare dt 14 maj Pa Gjurme- Rrefim shokues: Ma rrembyen motren para syve, tre te maskuar e terhoqen zvarre deri tek makina
Majlinda Nuho është vajza e parë e gjashte fëmijëve të ciftit Veiz dhe Fotini me origjinë nga Tepelena. Ishte 22 vjece kur e rrëmbye në sy të vëllait të vogël në vitin 2001. Si vajza më e madhe e familjes ajo nuk mundi dot të mbaronte shkollën, por kujdesej për motrat dhe vëllezërit më të vegjël, ndërsa kur vetë u martua me Delo Bitaj nga Vlora më 1989 nëna e saj ishte shtatzënë me djalin e fundit të familjes Emiljanon, ai i cili më vonë do të bëhej edhe dëshmitari i rrëmbimit të së motrës kur ishte afro 10 vjec dhe Majlinda një 22 vjecare, nënë e një djali. Klodjani u lind në vitin 1993. Majlinda jetonte me të shoqin në Vlorë deri në momentin që u nda me bashkëshortin, ajo vendosi të zhvendoset bashkë me Klodjanin e vogël në familjen e saj në Shën Vasil të Sarandës. Majlinda arrin të zë punë në Sarandë, ndërsa rriste edhe djalin e vetëm. Kishte afro 6-7 muaj që punonte si kamariere në lokalin që sot quhet ??Krahu i shqiponjës??. Ishte fillim gushti atë ditë kur vëllai i saj Emiljano kishte shkuar të merrte të motrën në punë. Në momentin që dolën nga lokali 3 persona me kapele të moshës 27-28 vjec u dalin përpara, ndërsa në pak minuta ndodh edhe rrëmbimi i 22-vjecares Majlinda Nuho të cilën e hipin në një makinë të zezë. Kaq mban mend vëllai Emiljano, i cili sot është 27 vjec dhe ka vendosur të rrëfejë këtë histori në kërkim të gjurmëve të Majlindës, e cila la edhe djalin e vetëm 7 vjecar në atë kohë. Familjarët denoncuan në polici, asgjë nuk u mësua më pas për fatin e saj. Ishte 22 vjece kurt u rrënbye sot Majlinda është një 40-vjecare.
Sot djali i saj Klodjani jeton në Francë. Ai është 23 vjec dhe ishte një i mitur kur nëna iu rrëmbye. Ndërsa u rrit nga njerka pasi babai u rimartua pas ndarjes me Majlindën. Në vitin 1995 u larguan familjarisht në Greqi.
Klodjani është martuar me një shtetase franceze në vitin 2013, ndërsa mori me vete në Francë edhe babain bashkë me njerkën, por këta të fundit u kthyen pasi nuk e kanë fituar azilin?
Familja e Majlindës ka dyshimet e saj. Dyshojnë se bashkëshorti mund të ketë dijeni lidhur me rrëmbimin e Majlindës.

Free Traffic Exchange