Stop - I vdes gruaja, Mjekesia Ligjore dhe institucionet nuk i tregojne shkakun! (14 maj 2019)

2019-05-29 3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Xhemil Kararaj iu drejtua emisionit ?Stop? për të sjellë shqetësimin lidhur me Prokurorinë e Fierit dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë në 18 Mars, pas peripecive që nisën nga mjeku i familjes, Spitali Rajonal i Fierit e deri në QSUT.

?Më 13 Mars u shtrua në spitalin e Fierit bashkëshortja, ndenji një natë atje dhe më 14 e kemi sjellë në Spitalin Nënë Tereza. Ndërsa në datën 18 ajo ndërroi jetë. Unë nuk bëra asnjë kontakt as tek spitali i Fierit me atë, as rrugës dhe as këtu në Tiranë, iku? Ajo ditë e 13 Marsit kur e çova në spital qe fatale për mua. Ta kisha mbajtur në shtëpi, s?do kish vdekur, do e kisha gjallë sot. Tani unë vij të marr një përgjigje, ishte mëlçia e bardhë, ishte mëlçia e zezë, ishte stomaku, veshka a romatizma? Asnjëri nuk përgjigjet. Ka një muaj e ca. Nga Fieri vij në Tiranë, shkoj në Prokurorinë e Fierit, nuk marr përgjigje. Vij këtu, s?ka dalë akoma. Dua një përgjigje, çfarë problemi pati bashkëshortja jonë? Kaq e re, e na la ne në pikë të hallit, ka lënë 5 veta në shtëpi atje pa njeri?, thotë Xhemil Kararaj.

Ai kërkon të dijë shkakun e vdekjes së gruas së tij, por nuk merr përgjigje nga institucionet prej gati dy muajsh. Në Institutin e Mjekësisë Ligjore i thonë të kthehet njëherë pas 10 ditësh për përgjigjen e autopsisë.

Roja i Institutit të Mjekësisë Ligjore: Bjema emrin e të ndjerës!

Denoncuesi: Lule Qerim Kararaj, ka ardhur bashkëshorti, do?

Roja i Institutit të Mjekësisë Ligjore: Nuk është bo, nuk është bo hala. Hajde mbas 10 ditësh njëherë!

Juristi Çlirim Gjata shprehet se Mjekësia Ligjore duhet të kishte nxjerrë përgjigjen, ndërsa prokuroria duhet të kishte përcaktuar afatin për këtë përgjigje.

?Më fal do t?ia ringjallin ata? Duku nesër, duku pas 10 ditësh? E para, ata duhet ta kishin nxjerrë vetë se ku i kanë përfundimet, e dyta prokurori duhet t?i japë afat, brenda këtij afati duhet të përgjigjesh. Pse nuk e bën as njëri detyrën e vet dhe as tjetri, këtë nuk e dimë. Këtu tani ka diçka. Do e kishin nxjerrë, çfarë problemi ka? Këtu pastaj kemi të drejtë të dyshojmë dhe të ngremë hipoteza nga më të ndryshmet, si për Mjekësinë Ligjore, ashtu edhe për Prokurorin.?

Pas këmbënguljes së emisionit ?Stop? në 3 Maj, përgjigja e autopsisë u nis drejt Prokurorisë së Fierit për hetime lidhur me rastin e vdekjes së gruas.