'Do të hap shtëpi publike e do të legalizojë hashashin', kandidati për bashkinë e Këlcyrës 'shpalos'

2019-05-29 5

Hapja e shtëpive publike dhe legalizimi i hashashit për banorët e Këlcyrës. Këto janë dy prej pikave të veçanta që kandidati për Bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj premton për programin e tij elektoral.

Kasaj është përfaqësues i Partisë së Emigracionit Shqiptar me kryetar Kristaq Papa për shkak se nuk mundi të rregjistrohet si kandidat i pavarur. Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Kasaj ka treguar edhe pikat e 'forta' për kandidaturën e tij.

"Afati i të pavarurit kishte kaluar. Para pak ditësh unë thash sloganin tim: ?Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf ". Nëse do bëhem kryebashkiak të jeni të bindur dhe rinia e Tepelenës, Gjirokastër dhe Përmetit do të banojnë këtu.. Do të ikin vetëm një muaj në vit për turist nëpër botë. Greqi , Francë e Angli. Ata do kenë bollëkun do kenë paranë. Pak Punë dhe shumë qejf. Qejfi është i shumë llojshëm. Dikush do shpinë publike, dikush do argëtimin, dikush boksin. Bashkia Këlcyrë me kryetar mua do ti ketë të programuara këto. do hapim shpia publike do legalizohet hashashi me referendum . Unë jam me 1000% i sigurtë që kryeministri do të na lejojë ta hapim shpi publike dhe të legalizojmë hashashin, të furnizojmë botën me hashash" ka deklaruar kandidati për kryetar bashkie në Këlcyrë.

Herën e fundit që Kasaj kandidojë, ai përfaqësoi Partinë Komuniste ku grumbulloi më pak se 120 vota. Ambiciet e tij janë të shumta pasi ekonominë vendase, kërkon t?a zhvillojë përmes kultivimit të hashashit ndërsa për argëtimin e rinisë, çeljen e shtëpive publike. Përballë Kasajt për bashkinë e Këlcyrës do të jenë Klement Ndonin nga PS që rikandidon për një mandat të tretë dhe Shkëlqim Muhaj nga partia Bindja Demokratike.

Kasaj zhvillimet e fundit politike i komenton në favor të qeverisë shqiptare ku nuk fsheh simpatinë për kryeministrin Edi Rama. Sipas Kasajt, Rama është 'gjigant dhe strateg' ndërsa kryetarin e opozitës Lulzim Basha, e krahason me një bravar (marangoz) që po merr në qafë elektoratin e djathtë.

E.L.

Free Traffic Exchange