Pronarët e bizneseve në kryeqytet shprehen të shqetësuar nga trazirat e ndodhura në protestat e opozitës. Përveç faktit që duhet të mbyllin aktivitetin e tyre më herët duke sjellë dëme financiare, ata shprehen të frikësuar se mos u dëmtohet biznesi nga dhuna e shfaqur nga protestuesit e opozitës.
Për Report Tv pronarët e bizneseve afër godinës së Parlamentit shprehen se trazirat e ndodhura si rezultat e protestave të shumta i ka dëmtuar shumë biznesin e tyre, duke sjellë dhe më pak fitime për ta.
?Kemi frikë se mos na thyejnë dyqanin dhe na bëjnë rrëmujë. Përpiqemi që të mbrohemi dhe vetë, mbyllim dyqanin dhe ikim. Negativisht ndikon se na mbyllin dyqanin dhe mbesim pa punë? shprehet një nga pronarët që ka biznesin para Kuvendit.
E njëjta situatë paraqitet dhe te bizneset para drejtorisë së Policisë Tiranë. Pronarët tregojnë se në kushte të tilla është e pamundur të ushtrohet aktiviteti, madje ndjehen të frikësuar se mos pësojnë dëme në protestat e tjera të paralajmëruara nga opozita.
?Ata po thyejnë xhamat e Drejtorisë së Policisë jo biznesit tonë që e kemi këtu. Ai del me kapuc në kokë, e ke parë me kapuc te Drejtoria e Policisë, ku ta njoh une më pas kush është. Ka humbje, ka probleme se mbyllim dyqanin. Frikësohemi!? deklaron një pronar tjetër.
Protestat e dhunshme të opozitës përvec dëmit të bizneseve ka sjellë dhe shqetësime te qytetarët, pasi detyrohen të pezullojnë aktivitetin e tyre për shkak të bllokimit të qytetit nga protestuesit.