Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë, 7 persona në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 8

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shtatë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë franceze dhe shqiptare, të akuzuar për vjedhje me forcë të rreth 70 apartamenteve në zonën e Nancy-t, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018.Ndalimi i tyre është bërë në sajë të një hetimi ndërkombëtar ku rezulton se vlera e sendeve të vjedhura përllogaritet në rreth 300 mijë euro dhe përfshirë bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash.Rezultatet e operacionit u bënë publike në një konferencë të posaçme për median pasditen e së Hënës, organizuar në Nancy, nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj.Në sajë të hetimit është bërë i mundur arrestimi i katër anëtarëve të familjes Kajtazi, të drejtuar nga Arif Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në rajonin e Nancy-t. Gjithashtu në prangat e policisë shqiptare kanë rënë  Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku, për të cilët është dhënë vendimi arrest me burg nga gjykata për Krime të Rënda.Në bazë të hetimeve të përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve. Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.Arrestimi i 7 personave të dyshuar u realizua në mënyrë të njëkohshme në Francë dhe në Shqipëri. Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit, tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar në Francë pritet të gjykohen nga autoritetet gjyqësore të Nancy-t.

Free Traffic Exchange