Kryetari i PD, Lulzim Basha flet para protestueve: ?Shqipëria dhe kryeministri ilegjitim i dalë nga votat e blera me ndihmën e krimit të organizuar ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë, provokime, rrahje, gaz lotsjellës e helmues. Qindra mijëra bashkëqytetarë të Tiranës e ndjenë përgjigjen, zgjidhjen e vetme që ka ofruar Rama për plagën që i ka hapur këtij vendi. Përgjigjja e vetme e Edi Ramës ndaj votës së lirë ishte dhuna.
Ky është një parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Tash 2 vjet prokuroria ka vetëm një mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur Rama në bashkëpunim me kupolën e mafias, për të blerë më të shtrenjtën vlerë që ka çdo shqiptar, votën e lirë.
Edi Rama vjedh shqiptarët, u vjedh taksat, u vjedh pronat gjithçka, sepse nuk jep llogari askund përveç se tek krimi i organizuar. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin.
Ne nuk jemi këtu për karrige e për pushtet, por jemi kundër dhunës, kundër krimit e kundër qeverisë së paligjshme të krimit.
Ejani me ne që ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për dinjitetin dhe lirinë e çdo shqiptari.
Rruga drejt Evropës mbetet e bllokuar, sepse në Evropë nuk shkohet me zgjedhje të vjedhura, me pa ndëshkueshmëri, drejtësi të kapur që mbron kriminelët dhe politikanët e korruptuar dhe mbyll sytë ndaj krimeve të tyre.
Shikojeni këtë protestë, shikojeni sa madhështore është. Shikojeni njëri tjetrin në sy, t?i japim dorën njëri tjetrit, sepse ka vetëm një rrugë: Do ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa.
Edi Rama dhe klika e tij duhet ta dijë fare mirë se ne në këtë shesh dhe qindra mijë shqiptarë jemi garancia e vetme që luftojmë për vlerat e Evropës, luftojmë për Perëndimin. E sotmja është një marshim protestë kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Rama ik!
Kundër zgjedhjeve fallco, të blera e të diktuara nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje fallco në Shqipëri. Shqipëria do të çlirohet nga zgjedhjet fallco. Do ti japim mundësi çdo shqiptari të votojë pa frikën e krimit, pa frikën e oligarkëve në pushtet, pa përdhunuesin serial të zgjedhjeve në pushtet.
E sotmja nisi me të tjera dhunime. Masivisht banditë me uniformë shoqëruan qindra protestues në Tiranë, Shkodër e anembanë Shqipërisë. Policia e dhunuar nga krimi nuk bën detyrën e saj. Ajo hesht kur kriminelë me uniformë dhunojnë qytetarët.
Ja ku e kemi garancinë, marshimin më historik të protestës. Do të jemi të...