Bardhi: Dhuna nuk është mjeti jonë, të identifikohen ata që sulmuan Borchardt

2019-05-29 0

Kur ka mbetur më pak se një orë nga nisja e protestës së opozitës, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se protesta e tyre do jetë paqësore. Ai tha se PD ka dënuar dhunën edhe gjatë protestës së 11 Majit.

Lidhur me sulmin ndaj ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Bernd Borchardt, Bardhi tha se PD nuk është përgjegjëse, madje kërkon të identifikohen autorët.

Ndërkohë një ditë më parë lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se nuk kishte asnjë koment ndaj Bochardt.

"Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Minstrisë së Brendshme si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

Qeveria që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike. Deklaratat e Ministrisë së Brendshme se Partia Demokratike ka prodhuar dhe ka shpërndarë bomba molotov për protestën e sotme janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët. Partia Demokratike ka thirrur sot një marshim proteste të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet. Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t?i vërë ata paërpara përgjegjësisë.