Duke filluar nga nesër fillon liberalizimi i kushtëzuar i tregut të derivateve të naftës. Tregtarët së paku një javë do të përcaktojnë vetë çmimin e shitjes me pakicë të karburanteve. Nuk do të ketë shok çmime, sigurojnë nga Komisionin Rregullator i Energjetikës. Përllogaritjet e tyre thonë se nëse edhe sot përcaktohen çmimet, sipas metodologjisë së vjetër, do të kishte një rënie të vogël te benzina, si dhe një rritje minimale të çmimit të dizelit.