BE kundër ShBA për Iranin - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkimi Europian vazhdon të mbështesë plotësisht marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin. Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, i bëri thirrje aleatëve të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes Washingtonit dhe Teheranit.Federica Mogherini: ?Ju e dini shumë mirë pozicionin e Bashkimit Europian. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim sa më shumë që të mundemi me të gjitha instrumentet tona dhe gjithë vullnetin tonë politik marrëveshjen me Iranin. Sot do të zhvillojmë një takim me ministrat e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, për të siguruar vazhdimin e mbështetjes për Marrëveshjen Bërthamore me Iranin?.Mogherini gjithashtu konfirmoi se do të zhvillojë edhe një takim me sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pomepo, i cili sot duhej të ishte në Soçi të Rusisë ku do të takonte ministrin e Jashtëm Rus Sergei Lavrov.Federica Mogherini: ?Ne u informuam mbrëmë vonë se ai ka ndryshuar planet e udhëtimit. Do të ndalojë fillimisht këtu në Bruksel. Ne do të jemi këtu gjithë ditën dhe do të gjejmë mundësitë gjatë ditës se si do ta organizojmë takimin. Ai është gjithmonë i mirëpritur?Mediat amerikane shkruajnë se tema e takimit të Mike Pompeo me Mogherinin do të jetë Teherani. Pas ndalesës në Bruksel, ai do të udhëtojë për në Detin e Zi ku do të takohet të martën me presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm Sergei Lavrov për të vijuar diskutimet mbi Iranin.Vendet Europiane vazhdojnë të mbrojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin të nënshkruar në vitin 2015, pavarësisht tensioneve gjithnjë e në rritje dhe sanksioneve ekonomike e politike të Washingtonit ndaj Teheranit. SHBA-të u tërhoqën nga marrëveshja në maj të 2018-s duke akuzuar presidentin Hasan Ruhani se nuk ka respektuar marrëveshjen.