Rikthehet terrori në Vlorë. Dy ditë pas atentatit në lungomare ndaj Inez Hajrullës pasditen e sotme është regjistruar një tjetër ngjarje. Në aksin Vlorë-Fier në Novoselë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine tip 'Golf', ndërsa raportohet për të plagosur.
Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se makina është bërë shoshë nga breshëria e plumbave të kallashnikovit. Pas breshërisë së plumbave kundër makinës, drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.