Sulmet ndaj gazetarëve/ Basha apel protestuesve: Askush të mos prekë median!

2019-05-29 0

Protestuesit e opozitës mbrëmë sulmuan edhe gazetarët. Ata sulmuan operatorin e Report TV pranë drejtorisë së policisë dhe tentuan të thyejnë kamerën e tij. Për incidentet mbrëmjen e djeshme, reagoi sot Kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai tha se protestuesit kanë qenë të irrituar, por u bëri thirrje duke u shprehur se gazetarët janë të pacenueshëm.

"Ju garantoj se përpjekja që po bëjmë sot nuk bëhet as për nesër apo pasnesër, por për 10-15 vitet e ardhshme, jemi shumë pranë fitores. Është në dorën tonë t'ia shkurtojmë ditët të keqes. Kam një falenderim të vecantë për të gjithë ju, gazetarët, operatorët, mbulimin që i keni bërë protestës, po të mos ishte për ju, që filmuan rrahjen barbare, nuk e di cfarë do të kishte ndodhur sot me Dollapin. Keqardhje për cdo gjë që u ka ndodhur si rezultat i dhunës, gazit apo ndonjë përplasje me ndonjë protestues të irrituar. U bëj thirrje protestuesve, mediat janë të pacenueshme, cdokush që i cenon nuk ka të bëjë më misionin tonë. Mediat janë të pacenueshme. Këta vajza dhe djem, burra dhe gra janë të pa cenueshëm. Iu garantoj që kjo betejë do të sjellë edhe lirinë e munguar për ju" deklaroi ai.