Paradite kryeministri Edi Rama tha se nuk do të largohet, por si do të vijojë aksioni opozitar nga Lulzim Basha? "Aksioni opozitar është ai që kemi shpalosur, sot ne jemi në aksion popullor, kriza ku ndodhi ka vetëm dy rrugë, ose do të vijojë në tiraninë e krimit, pasi të ketë kapur edhe ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë mbetur dhe ato pasuri që kanë mbetur, pastaj do të ketë marrëzitë e fundit të autokratit, por shanset që të ndodhë kjo janë zero. Rama në krah të axhendës serbe për ndryshimin e kufijve të Kosovës, kërcënon stabilitetin e rajonit. Kushdo e ka kuptuar, kushdo jo. Është detyra jonë, e shqiptarëve të bëjmë gjithcka për ta ndalur një orë e më parë këtë autokrat të rrezikshëm, jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Në këtë mision jemi të qartë dhe të vendosur, hapi që kemi hedhur është pa kthim. Mandatet janë djegur ne jemi në krah të qytetarëve. Kjo betejë nuk do të ketë fundin që ëndërrojnë autokratët, por fundin kur një popull bashkohet. Por me cfarë fature? Dhe si do të përfundojë Rama? Pasi si do të përfundojë beteja kjo dihet. Shqipëria do të jetë një vend me një të ardhme që do u takojë qytetarëve, jo azil pleqsh" tha Basha.