Report TV -Basha: Rama në panik total! Ja kush është plani i tij

2019-05-29 0

Kryetari i PD-së, Basha tha se kryeministri Rama është në panik, ndërsa plani i tij është që të shkurajojë opozitën. "Dosja 339 dhe 184 janë themeli i ngrehinës së të keqes i të keqen që ka zaptuar Shqipërinë. Që rruga të hapet duhet që kjo të shembet me themel. Por që të hetohet 339 dhe 184 duhen prokurorë të pavarur. Gjiknuri duhet të ishte në burg si organizatori i shit blerjes së votave. Ai është sot kreu i fushatës elektorale për të ashtëquajtura zgjedhje lokale të 2019. Po ashtu Balla, Ulsi Manja duhet të ishte në burg.

Rama propozon ta cojë të keqen më thellë, të diktojë një tjetër proces zgjedhor që kryetarët e bashkive të jenë produkt i bashkëpunimit të Ramës me kriminelët dhe oligarkët. Rama sot në panik total foli me tone të ulura, plani i tij është i qartë, të godasë dhe frikësojë përballjen qytetare dhe për këtë i duhet të shkurajojë opozitën. Në vend që në burg të ishte Gjiknuri, u arrestua Klevis Balliu se doli në krah të qytetarëve. Kjo është arsyeja e rrahjes barbare të Dollapit. Beteja jonë nuk është sfidë personale. Me sfidë personale e kam mundur me votë në 2011-ën. Beteja jonë është për normalitet politik. Pushtet me dhunë nuk mban dot".