Rama, Bashës: O fatkeq! Për fytyrat e Lulit, Saliut dhe fallxhores do futeni në burg?!

2019-05-29 0

Kërcënimeve të opozitës jokuvendore se do të bllokojë procesin zgjedhor, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur i vendosur duke i kujtuar Kodin Zgjedhor dhe ndëshkimet nëse preken zgjedhjet.

Rama ju drejtua me një thirrje edhe personave që ndjekin ende opozitën në këtë rrugë të nisur, duke thënë se nuk ja vlen që të heqin dorë nga liria e tyre duke u futur në burg, për pushtetin e Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit.

"Ata që dje ishin mbledhur këtu dhe që ushtruan dhunë dhe që u sollën vërdallë 7 orë nëpër Tiranë si huliganë futbolli të dehur tapë dhe të dëshpëruar nga humbja, nuk janë as Shqipëria as demokratët shqiptarë. Të tillë mund të gjesh, mund dhe të paguash, mund edhe t'i mbledhësh aq sa ishin dje. Në Shqipëri 5500 qendra votimi, dhe mbi të gjitha edhe shumë nga ata në ditën e zgjedhjeve do të jenë informuar plotësisht se çfarë të ndodh nëse prek procesin zgjedhor, e ka kodi Penal, është shumë i qartë, është shkruar bashkë me PD kur ishte në qeveri dhe është një nga produktet më solide të konsensusit politike se çfarë do ndodh kush prek zgjedhjet.

O fatkeq që merrni në sy edhe ndalimin nga policia, edhe ndëshkimin me heqje lirie për të hedhur molotov për llogari të Saliut, të Lulit, të Fallxhores, të të tjerëve me radhë, a e kuptoni se çfarë bëni? Qoftë edhe duke i parë njëherë pa i dëgjuar, mendoni se ato fytyra janë fytyrat e njerëzve që mendojnë një sekondë për ju? Vërtetë e mendoni këtë? O fatkeq, vërtetë e mendoni? Ata ishin në pushtet, por kur pushteti ishte i juaji?! Nëse i doni ata në pushtet të ndërtoni pa leje, të mos paguani ujë e drita, është tjetër gjë", tha kreu i qeverisë.

Free Traffic Exchange