Nis protesta te Drejtoria e Policisë së Tiranës, të pranishëm aleatët dhe bashkëshortja e Bashës

2019-05-29 0

Ka nisur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës protesta e opozitës paralajmëruar pas mesnate për të kërkuar lirimin e personave të shoqëruar gjatë tubimit të dhunshëm të opozitës. Në fakt protesta u lajmërua në përgjigje të shoqërimit të sekretarit organizativ Sahit Dollapi, por ai u lirua nga policia dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr mjekim nga lëndimet që pësoi gjatë tubimit dhe momentit të shoqërimit kur i iku me vrap policisë para Parlamentit teksa planin bomba molotov të hedhura nga protestuesit. Në protestë janë edhe aleatët e PD-së dhe LSI-së, Fatmir Mediu i Repubikanes, Vangjel Dule i PBDNJ-së, aleatë të tjerë dhe ish deputetë