#rtvora
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në kryeministri kanë shkuar zyrtarë të lartë të Shtetit, të cilët janë takuar me Kryeministrin Edi Rama.
Burime për RTV Ora bënë me dije se Rama është takuar me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, shefi i SHISH Helidon Bendo dhe kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku.
Në qendër të diskutimit mësohet se ka qenë protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar në të nga të dyja palët, edhe protestuesit edhe policia.
Bombat molotov, mbi fasadën e kryeministrisë, kryesisë së Kuvendit dhe më pas në zonën e parlamentit, flakadanët dhe përballjet e protestuesve me gazin lotsjellës të lëshuar nga Policia e Forcat Speciale, numëruan rreth 15 efektivë të dëmtuar dhe të paktën 50 protestues të ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sait-dollapi-nuk-eshte-arrestuar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz