Lidhur me dhunën në protestën e opozitës kanë reaguar edhe ndërkombëtarët. Ata kanë dënuar aktet e dhunës së ushtruar nga protestuesit.
Prezenca e OSBE dhe SHBA në vend i kanë bërë thirrje palëve të tregojnë vetëpërmbajtje.
Ato ju drejtuan liderëve të opozitë të mbajnë përgjegjësinë që u takon për rujatjen e rendit dhe sigurisë.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar sërish për aktet e dhunës në protestën e sotme.
?Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute.Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon.?? thuhet në reagimin e OSBE.