RTV Ora - RAMA IK! Përplasje, gaz lotsjelles e dhune, mbi 50 te shoqeruar në protestën e opozitës

2019-05-29 4

#rtvora

Situate teper e tensionuar kjo ne Tirane. Për gati 6 orë opozita protestoi me thirrjet: Rama ik! Molotov, tymuese, fishekzjarre u hodhen nga protestuesit ndersa policia i zbrapsi me gaz lotsjelles dhe molotov. Protesta nisi rreth ores 18:30 fillimisht para kryeministrise per tu zhvendosur para parlamentit dhe me pas para Drejtorise se policise se Tiranes ku u shoqërua sekretari organizativ i PD-se, Sait Dollapi, pas dhunes se ushtruar nga policia para parlamentit. Pak pasmesnates protestuesit u zhvendosen tek selia e PD-se ku po mbahet nje mbledhje e jashtezakonshme, nderkohe Sait Dollapi u transportua ne spital.

"Kjo është betejë për jetë a vdekje. Beteje deri në fund dhe fitore: Rama ik! Sakrificat për këtë Shqipëri nuk bëhen për një parti politike apo koalicion opozitar dhe bashkimi ynë është i pathyeshëm." deklaroi Basha ne fjalimin e tij te pare para kryeministrise ku protestuesit u mblodhen rreth ores 18:30 minuta. Para deres se kryeministrise u hodhen bomba molotov, fishekzjarre nga protestuesit ndersa policia u perpoq ti zbrapste me gazlotsjelles dhe uje.

Situata u tensionua edhe me shume kur protestuesit pas dy oresh u vendosen para parlamentit. Aty protestuesit u zbrapsen me gaz lotsjelles por dhe uje dhe pas me shume se nje ore policia mori nen kontroll te gjithe sheshin para parlamentit duke i zbrapsur protestuesit.

Po para parlamentit ndodhi dhe incidenti i rende kur policia qëlloi me shkop gome Sait Dollapin dhe me pas shoqerua ne makinen e policise. Me thirrjen e kryetarit te PD-se protestuesit u zhvendosen drejt drejtorise se policise se Tiranes ku ishte i shoqeruar Sait Dollapi. Situata para Drejtorise se Policise u rendua se tepermi: Protestuesit goditen me sende te forta dritaret e godines ndersa policia u perpoq ti zbrapste me gaz lotsjelles dhe uje.

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj deklaroi se jane plagosur 13 police. Gazetaret raportojne mbi 50 te shoqeruar dhe protestues te plagosur. Ambasada amerikane beri thirrje te ndalet dhuna. Presidenti i Republikes tre here beri thirrje publike, ndersa kryeministri ironizoi protesten permes nje postimi ne twitter.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sot-protesta-e-opozites?fbclid=IwAR2MJnM_FJLlePHWderP7CtAyAD5Pc99Pcc-9x4TH03l_KOn0FGh61LFQ7k

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz