Xing me Ermalin/ Modeli tregon arsyen perse eshte shkeputur nga televizioni

2019-05-29 5

Prej kohësh tashmë modeli Valer Kolnikaj duket se është shkëputur nga televizioni. Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan, drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi e pyeti pikërisht për arsyen e largimit nga ekrani. Kolnikaj u përgjigj duke thënë se arsyeja e vërtetë e shkëputjes nga ekrani është për t?iu përkushtuar më shumë familjes dhe për të kaluar më shumë kohë me ta.
Ermal Mamaqi: Nuk ke qenë shumë aktiv në televizor, po të mbaron fama?
Valer Kolnikaj: Fama nuk besoj se është aq e lehtë për të mbaruar, të tjerët duhet që herë pas here t?ia shkrepin me ndonjë videoklip apo foto për të pasur famë. Unë kam qenë për tre vite në media në mënyrë të vazhdueshme dhe mendova se kam hyrë në gjynah me familjen. Duhej t?i përkushtohesha më shumë punës dhe familjes.
Ermal Mamaqi: Për këtë arsye je tërhequr do me thënë.
Valer Kolnikaj: Për sa i takon famës unë njësoj e ndjej veten, nuk kam vënë re asnjë lloj ndryshimi. Kudo njerëzit më njohin, më përshëndesin dhe më puthin duart. Është e çuditshme, por e vërtetë./tvklan.al