Protestuesit e opozitës kanë sulmuar grupin e xhirimit te Report TV pranë Drejtorisë së Policisë. Ata kanë sulmuar operatorin e Report TV pranë drejtorisë së policisë dhe kanë tentuar të thyejnë kamerën e tij.
Ish-deputetët e opozitës Ervin Salianji dhe Erisa Xhixho kanë ndërhyrë duke parandaluar protestuesit. Por kërcënimet e tyre nuk janë ndalur derisa ekipi i xhirimit është larguar nga zona.
Më herët u sulmua edhe operatori i ABC News duke penguar transmetimin për rreth gjysmë ore në këtë televizion.