Xing me Ermalin/ Valer Kolnikaj hyn ne studio duke vrapuar, shtrin mbi tavoline Ermalin

2019-05-29 2

Ai është një nga personazhet më kontraversë dhe më të komentuar në mediat rozë. Bëhet fjalë për modelin Valer Kolnikaj. Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në TV Klan. Drejtuesi i emisionit e prezantoi atë me fjalët: ?Ai është një përfaqësues i linjave dhe kurbave mashkullore, është doktor i biri botës, por jeta e tij e dytë është televizioni. Shpeshherë na provokon me foto dhe statuse. Mirëprisni Valer Kolnikajn?.
Ndërkohë që Kolnikaj hyri në studio duke vrapuar dhe shtriu mbi tavolinë Mamaqin duke e puthur në faqe.
Ermal Mamaqi: Sapo më shtrive në tavolinë?
Valer Kolnikaj: E ndjeve apo se ndjeve?
Ermal Mamaqi: Kjo ndihej.
Valer Kolnikaj: Më kishte marrë shumë malli.
Ermal Mamaqi: Mu paralizua këmba, herën tjetër që do të bësh ndonjë gjë të tillë ke bashkëqytetaren tënde Olimpia këtu.
Valer Kolnikaj: Herën tjetër me siguri do të të vërsulemi të dy njëherësh./tvklan.al