Report TV - Protesta,12 efektivë të Policisë së Shtetit të plagosur te 'Ushtaraku'

2019-05-29 0

Shqiptarja.com mëson se deri më tani, nga informacionet e marra nga Spitali i Traumës, 12 efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur, dhe një protestues i cili ndodhet tek QSUT. Efektivët janë në ambjentet e spitalit ku po marrin trajtim mjekësor. Policët dhe protestusi mbetën të lënduar gjatë momenteve kur militantët hodhën bomba molotov njëra pas tjetrës tek godina e kryeministrisë dhe e kryesisë së Kuvendit. Bombat shpërthyen në flakë të fuqishme, ku u rrezikuan edhe vetë protestuesit që çanë kordonin e policisë dhe u ngjitën deri tek hyrja e godinës së kryeministrisë.

Free Traffic Exchange