Report TV - Ish-deputeti i PD 'vishet' mjek dhe i jep ndihmën e parë të aksidentuarës

2019-05-29 0

Bardh Spahia është shndërruar në "shpëtimtarin" e një të reje, duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore pasi u përplas nga një mjet në aksin Lezhë- Shkodër.

Ish-deputeti i PD po i drejtohej Tiranës, së bashku me demokratë nga Shkodra për t'iu bashkuar protestës së ditës së sotme. E reja identiteti i së cilës nuk dihet ende është përplasur nga një automjet, drejtuesi i së cilit u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë atë të shtrinë në mes të rrugës.

Bardhi, i cili është diplomuar si mjek i përgjithshëm i ka dhënë ndihmën e parë, deri sa ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar atë në spital.