PS vendos kandidaturat për zgjedhjet e 30 Qershorit

2019-05-29 1

Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 30 Qershorit për 61 bashkitë e vendit. Pas takimeve me koordinatorët e çdo qarku dhe mbledhjes së kryesisë mëngjesin e së shtunës, socialistët kanë vendosur që në bashkinë e Durrësit të garojnë me Valbona Sakon pas 3 mandateve nga Vangjush Dako. Ajo është aktualisht drejtorja e Drejtorisë rajonale të Tatimeve për Durrësin. Në këtë qark, Elton Arbana është zgjedhur për Shijakun ndërsa rikandidon Artur Bushi në Krujë.

Një tjetër qark i rëndësishëm është Shkodra ku socialistët vendosën të garojnë me prefektin Valdrin Pjetri.

Një tjetër prefekt garon në Elbasan ku është përzgjedhur Gledian Llatja, ndërsa në këtë qark i papërcaktuar ka mbetur vetëm kandidati për Peqinin. I papërcaktuar edhe kandidati i bashkisë së Hasit.

Mjaft diskutime ka pasur për Dibrën ku në fundmi u vendos që socialistët të garojnë me Dionis Imerajn ndërsa në Bulqizë me Lefter Allën.

Edhe për Vorën ishin përfolur disa emra, por në fund kupola rozë vendosi për emrin e Agim Kajmakut.

Për Gjirokastrën që 4 vitet e fundit u qeverisur nga LSI, socialistët zgjodhën deputetin Flamur Golemi ndërsa Tërmet Peçi do të kërkojë një tjetër mandat në Tepelenë.

Ne Berat, një tjetër bashki ku mandati i fundit iu la LSI socialistet garojnë me Ervin Demon.

Për Lezhën socialistët konfirmuan emrin e deputetit Pjerin Ndreu ndërsa në Kukës Safet Gjicin.  I papërcaktuar edhe kandidati i bashkisë se Hasit.

Socialistët kanë vendosur të rikandidojnë një pjesë të rëndësishme të kryebashkiakëve aktualë si në Erion Veliajn në Tiranë, Dritan Lelin ne Vlorë, Armando Subashin në Fier, apo dhe Sotiraq Filon në Korçë. Në këtë qark bashkia e Pustecit u është lënë një partie aleate të minoritetit maqedonas. Pas mbledhjes së kryesisë, kryeministri Rama tha se menjëherë socialistët do të nisin fushatën.

Afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve në KQZ është dita e hënë.

Tv Klan