http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Socialiste e Shqipërisë këtë të shtunë ka zyrtarizuar listën e 61 kandidatëve për bashkitë në të gjithë vendin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat pas mbylljes së mbledhjes është shpehur se të dielën të deleguarit do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara dhe më pas do të fillojmë fushatën ?Kemi pasur mbledhjen e kryesisë për kandidaturat për 61 bashkitë dhe për të diskutuar për listat përfundimtare për këshillat. Nesër të gjithë të deleguarit do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve të grupeve drejtuese të fushatave dhe më pas do të fillojmë fushatën. Në Peqin kemi vendosur për të gjitha bashkitë, janë disa detaje të fundit që janë cështje qarqesh dhe nuk ka asnjë problem, të deleguarit kanë mandatin?.