Shkodër, ish-aleati: Pranova mandatin se Basha më tradhtoi, PD-LSI në shesh për interesa personale

2019-05-29 2

SHKODËR-Kryetar i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri ka hedhur akuza të rënda ndaj ish aleatit të tij, Lulzim Basha dhe anëtarëve të PD.

Në një prononcim për Report Tv nga gazetari Ergys Kavaja, Jenisheri ka rrëfyer tradhtinë e Bashës, gjë e cila sipas tij ka qenë arsyeja kryesore se përse ka pranuar që të pranojë mandatin e deputetit dhe të futet në parlament si opozitë e re. Sipas tij, lideri demokrat e ka shkelur marrëveshjen që ka nënshkruar në 2017, kur PD hyri në çadër.

"Marrëveshja Rama-Basha më 17 maj ka qenë një takim që e ka ftohur koalicioni dhe kjo që ka ndodhur meqë nuk ishte kohë që ne të kandidojmë vetë dhe na futën në listat për t'u futur në zgjedhje dhe prej hallit e pranuam. Një gjë e turpshme që ka bërë ky si kryetar", u shpreh Jenisheri.

Duke u ndalur tek protestat e opozitës së bashkuar, ku krerët e saj bërtasin me të madhe se qëllimi kryesor është për mirën e popullit shqiptar, për Jenisherin kjo është nuk është aspak e vërtetë. Ai thekson se PD-LSI kanë dalë në shesh për interesat e tyre personale.

"Këto njerëz të cilët i ka vendosur PD që kanë në parlament kanë futur duart kanë marrë para dhe janë njerëz shumë të pasur tani. Ata janë të gatshëm që t'ju bëhet qejfi nga partia. Deputetët që protestojnë janë deputet të pandershëm pasi janë futur në parlament që mos t'i kapë ligji dhe janë vetëm për interesat e njërit krah që është PD. Për krahun tjetër do të jem në parlament që të jem i sinqertë do të shohim përpara dhe do të rregullojmë jetën e shqiptarëve dhe të gjithë ato para që janë vjedhur do t'i çojmë në dorën e pensionistëve", tha Jenisheri për Report Tv.

Free Traffic Exchange