Basha: Para drejtësisë tenderat që janë firmosur - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lulzim Basha ka deklaruar nga Kamza se cdo tender I firmsur në muajt e fundit nga anëtarët e qeverisë do të jetë objekt I drejtësisë.Lideri I opozitës tha se nuk do të njihet asnjë akt I ndërmarrë nga institucionet, sidomos nga parlamenti, që nga koha e djegies se mandateve të opozitës e këtej.12 javë më parë, askush nuk mund ta imagjinonte se pas një gjumi të gjatë letargjik, edhe ndërkombëtarët do ta kuptonin e do t?i vinin veshin opozitës dhe protestës së saj. Sot pas 12 javësh ju them se gjysma e punës është kryer dhe ju them se Shqipëria do të ketë zgjedhje të ardhshme parlamentare. Në këto orë që flasim, të korruptuarit po vijojnë të zhytur me kokë të firmosin tenderat e fundit. Mesazhi im është: E di se e keni kuptuar se anija juaj po fundoset dhe po zbatoni sloganin të kap ca të kapësh. Por cdo firmë që lëshoni do të jetë objekt i drejtësisë, asnjë hap i hedhur nga parlamenti, pas djegies së mandateve të opoztiës nuk do të njihet. Ju bëj thirrje të hapin sytë e të mos zbatojnë aktet e paligjshme të një parlamenti të paligjshëm. Ju kujtoj precedentin e Nurnbergut, ju sdo të mund të fshiheni dot pas justifikimit se ashtu është ligji, sepse ai është antiligji.Pjesmarrje, përballje dhe qëndrese. Ndaj këto jane sheshi I shpresës dhe I besimit per cdo te ri dhe cdo te re. Shqiperia do te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme.Asnjë akt I nderrmarrë pasi opozita la mandatet do të njihet nga ne. Hapja e rrugës drejt Europes që eshte synimi kryesor I cdo demokrati po cënohet rëndë. Dyert e Europës do të celen kur të largojmë qeverinë e bandave, kur Qeveria të ketë lidhur fatin vetëm me qytetarët.Basha e konsideroi shkrirjen e Akademisë së Shkencave, një akt të paprecedent të qeverisë. Ai shtoi se ky hap antikushtetues, jo vetëm do anulohet por do konsiderohet akt kriminal.Ndërkohë që takohesha me të rinjtë, një tjetër akt i paprecedentë i kësaj qeverie po kryhej, shkrirja e Akademisë së Shkencave. Ai e ndërmerr këtë akt, sepse i ka tmerr zërat e pavarur. Ndaj dua tu them këtë pasdite atë që spata mundësi ta them në orët e para kur po ndodhte. Hapi antikushtetues jo vetëm do të anulohet, por do të konsiderohet një akt kriminal. Po të kishim sot një kryeministër, ajo palo ministre do të shkarkohej. Por kryeministër nuk kemi, ndaj ejani nesër ti shkarkojmë të dy. Kjo ftesë u drejtohet intelektualëve, pedagogëve, por edhe sipërmarrësve shqitparë, biznesit prodhues. Sepse të gjitha shtresat, vetëm një fjalë kanë: ?nuk durohet më?. Ndaj bashkohuni me uraganin për një Shqipëri të ligjit dhe të qeverisjes evropiane.