http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një shfaqje ndryshe nga të tjerat u ngjit ne skenën e Teatrit Eksperimental, nga profesori italian, njëherësh edhe xhongler, Federico Benuzzi. Gjatë performancës, ai shpjegoi edhe ligjet baze te fizikes.Federico Benuzzi: Jam mësues që prej 16 vjetësh dhe si xhongler jam që prej 23 vitesh. Në vitin 2005 kam filluar që ti bëj të dyja bashkë. Ndërsa tani veçse mësimit dhe xhonglimit i kam miksuar dhe me tetarin. Objektivi tek te rinjtë nuk është veçse ti mësoj diçka nga fizika, por në të vërtetë objektivi është që ti stimuloj ata në studime, te interesohen te studiojnë, dhe besoj se ky qëllim u arrit sot.Federico Benuzi tregon për Vizion plus për profesionin e tij dhe cilat ishin skenat e para ku ai performoi.Frederico Benuzzi: Këtë e kam zbuluar shumë kohe më parë dhe më duket sikur e zbuloj vazhdimisht, çdo herë që e bëj dashurohem gjithmonë e më tepër sepse zbuloj gjera te reja. Si fillim performancat mi kanë qenë ne festa private, në sheshe, kisha, tani ne teatër dhe shkolle. Por janë publikë të ndryshëm, ndaj dhe gjithmonë sjell gjera të ndryshme për publikë të ndryshëm, por ne sheshe duhet te jesh me energjik dhe me i shpejt që ti rrëmbesh vëmendjen.Shfaqja qe ishte edhe si një ore mësimi për te rinjtë u ndoq nga gjimnazistes e Tiranës, Shkodrës dhe Korçës.