Goditet grupi i trafikut të klandestinëve, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s

2019-05-29 4

Një efektiv i policisë në komisariatin e Elbasanit u arrestua së bashku me 4 shqiptarë të cilët funksiononin si një grup në trafikun e qenieve njerëzore. Persona të huaj me shtetësi kurde dhe sirianë trafikoheshin prej tyre, pasi vinin nga kufiri i gjelbër në zonën e Devollit. Grupi i shqiptarëve i transportonte me makina për në Tiranë, ndërsa efektivi i policisë, i identifikuar si Jetor Zyko, kontrollonte rrugën. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme nisi edhe hetimin në gjendje të lirë për shefin e stacionit dhe dy punonjës të patrullës së kontrollit të kufirit të gjelbër në Devoll, për mospërmbushje të detyrës.

Ndaj të arrestuarve është ngritur akuza për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim?.