Basha: Rama s'e merr dot Kamzën, blu ka qenë dhe ashtu do të mbetet

2019-05-29 0

KAMËZ-Pasditja e së shtunës, do t'i gjejë sërish opozitarët në protestë përpara Kryeministrisë, ku kërkesa e vetme është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore, që do të siguronte, sipas tyre, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një takim me qytetarët e Kamëz, Basha u ka bërë ftesë për të marrë pjesë në protestën e 11 majit. Sipas tij, gjatë këtyre 12 javë protestë, opozita e Bashkuar e ka kryer gjysmën e punën, është shndërruar fati politik i vendit.

Lideri demokrat i ka kthyer edhe një përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, do të futet për të marrë të gjitha bashkitë e vendit. Ai cilëson këtë si diçka të pamundur, duke theksuar se Kamza ka qenë një bastion i djathtë dhe se e tillë do të mbetet gjithmonë.

"Rama e vuri Kamzën në një karantinë për hakmarrje politike. E goditi duke u hequr ndihmën ekonomike 90 % të banorëve, e goditi duke ngritur procese të montuara ndaj kryetarit të Bashkisë, e goditi duke blerë mercenarë, por nuk ia doli. Aparteidi nisi në kamëz, por u shtri në të gjithë Shqipërinë. Demokratë e socialistë kanë të njëjtat halle, ndajnë të njëjtin hidhërim, ndjejnë kolapsin, papunësinë dhe pasigurinë. Kjo se edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në cifligun e tij, ndaj na i ka mbyllur dyert Evropa. Rama flet për Evropën, por e ka frikë Evropën, sepse aty s?ka vend për hajdutërinë, stilin dhe mënyrën e qeverisjes së Edi Ramës. Rama s'e ka marr dot Kamzën, blu ka qenë dhe ashtu do të mbetet", tha Basha.

Free Traffic Exchange