http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i PD, Lulzim Basha këtë të premte ka zhvilluar një takim me 300 studentët europiane te EDS.Në fjalën e tij para studentëve kryedemokrati është shprehur se beteja e nisur prej tyre nuk është një betejë betejë për pushtet, por është një betejë për Evropën.Sipas liderit të PD-së përballë tyre nuk është PS-ja por një kupolë kriminale që ka kapur edhe këtë forcë politike.?Në Evropë shkohet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershëm. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve. PDSH që ka lindur nga studentët, nga rinia shqiptare qëndron për një standard demokracie, demokracinë evropiane dhe respektimin dhe liritë e të drejtave të njeriut. Në këtë betejë kemi përballë një kupolë të rrezikshme politikanësh të lidhur me krimin, e cila ka zaptuar PS ka shkatërruar debatin politik në vend. Protesta jonë, lëvizja jonë bëhet për të kthyer themelet e bashkëjetesës demokratike, për të kthyer zgjedhjet e lira demokratike. Kjo është një betejë kombëtare, por edhe një betejë evropiane. Po luftojmë për Evropën në Shqipëri.?Ndër të tjera në fjalën e tij para studentëve Basha u shpreh se me këtë qeveri, negociatat e Shqipërisë me BE nuk do të hapen.